Kurti i drejtohet Vuçiqit: Jam socialdemokrat, s’e kemi asnjë rast ku qytetari serb s’e pranon Euro-n

Kryeministri Albin Kurti, ka përsëritur në Këshillin e Sigurimit në OKB, se dinari serb nuk është ndaluar në Kosovë. Megjithatë teksa i përgjigjej akuzave dhe pretendimeve të Vuçiqit, ai u shpreh se secili qytetar serb e pranon pa kurrfarë problemi Euro-n. ”Dinari nuk është ndaluar. Më besoni, të gjithë e pranojnë euron pa kurrfarë problemi. […]

Kurti i drejtohet Vuçiqit: Jam socialdemokrat, s’e kemi asnjë rast ku qytetari serb s’e pranon Euro-n

Kryeministri Albin Kurti, ka përsëritur në Këshillin e Sigurimit në OKB, se dinari serb nuk është ndaluar në Kosovë.

Megjithatë teksa i përgjigjej akuzave dhe pretendimeve të Vuçiqit, ai u shpreh se secili qytetar serb e pranon pa kurrfarë problemi Euro-n.

”Dinari nuk është ndaluar. Më besoni, të gjithë e pranojnë euron pa kurrfarë problemi. S’kemi asnjë rast, të asnjë serbi qytetar të Kosovës që nuk e pranon Euron”.

”Serbët e rëndomtë nuk e urrejnë Euron. Mund të mbash para për çfarëdo valute që dëshiron”.

”Ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë, e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq që janë serbë, kam në qeveri që janë serbë. Partia ime, me votë të fshehtë, zëvendës avokatin e popullit serb”.

”Unë jam socialdemokrat, që beson tek njerëzit. Nuk ka komunitet që është kriminel, ka struktura kriminale. Dhe nuk e barazoj shtetin me njerëzit, apo popullin. Populli është më i mirë se shteti. Por, po ashtu na duhet BQK që të bashkëpunoj. Konvertimi i tabelave nga KM në RKS, ka qenë shumë më i vështirë, sepse në tabelat tona kemi R, Republika”.

Kurti madje bëri një krahasim mes çështjes së targave, dhe problematikës së krijuar të dinarit serb, transmeton klankosova.tv.

”Në Euro nuk shkruan as Republika e Kosovës, nëse i kanë ndërruar tabelat, eurot do ta kenë shumë më të lehtë. Ne kemi 10 banka komerciale, katër nga to kanë degë në veri që mund të përdoren për konvertime. 15 institucione bankare që mund të shfrytëzohen për konvertim të valutës”.

”Unë jam kryeministër, për shkak se Kosova është republike. Jemi të përkushtuar për dialogun, por e dini çka? – ne kemi marrëveshje”.

”Vendet e BE-së nganjëherë nuk pajtohen për një deklaratë shtypi. Presidenti i federatës ruse e dinte sa situatë e keqe ishte në Kosovë. Nuk do të hakmerremi. Unë dua drejtësi, dhe drejtësia është kur nuk ka hakmarrje”.