Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në përvjetorin e 25-të në Podujevë. Kurti theksoi se ata na kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë sot. “Sot familjet Bugujevci, Duriqi dhe Llugaliu ishin […]

Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë
kurti:-masakra-ndaj-familjeve-bogujevci,-duriqi,-llugaliu-na-kujton-sa-i-larte-ishte-cmimi-i-lirise

kurti:-masakra-ndaj-familjeve-bogujevci,-duriqi,-llugaliu-na-kujton-sa-i-larte-ishte-cmimi-i-lirise

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në përvjetorin e 25-të në Podujevë.

Kurti theksoi se ata na kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë sot.

“Sot familjet Bugujevci, Duriqi dhe Llugaliu ishin bashkë por njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit, ata na kujtojnë se sa i lartë është çmimi i shtetit dhe lirisë që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe lirisë janë te gjaku te i martirëve dhe i dëshmorëve por njëkohësisht zëri ynë do të jetë më i fuqishëm si institucional dhe qytetar për kërkim të drejtësisë. Janë vrarë shtatë gra, shtatë fëmijë”, u shpreh Kurti.

Kurti ka shtuar se “me këtë rast është mbajtur një proces gjyqësor në Serbi, ku janë dënuar disa pjesëtarë të njësitit famëkeq Shkorpion që kanë kryer vrasje edhe masakrën e Srebrenicës në gjenocidin në Bosnje. Ata të dënuar maksimalisht me 20 vjet pa u penduar kur i kanë 2/3 e dënimit janë liruar”.

Kurti po ashtu përmendi edhe Saranda Bogujevci, si e mbijetuar nga masakra e familjes Bugujevci, Duriqi dhe Llugaliu

“Në mesin e atyre që u masakruan ishte edhe Saranda Bogujevci, e cila u mbijetoi 16 plumbave, para 25 vjetëve, trupi i njomë atëherë e mitur, ata pesë që shpëtuan nga kjo masakër ishte një mrekulli e vërtetë dhe sot ata janë dëshmitar të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.