RMV, arrestime për shkak fotografimit të votës dhe listët zgjedhore

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë kryer keqpërdorime gjatë procesi zgjedhor presidencial, transmeton Portalb.mk. “Pas marrjes së të dhënave operative për fotografim të listës zgjedhor dhe fletës së votimit në rrethin e parë për zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur më 24 prill 2024, nga gjykatësi i procedurës parapake […]

RMV, arrestime për shkak fotografimit të votës dhe listët zgjedhore
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë kryer keqpërdorime gjatë procesi zgjedhor presidencial, transmeton Portalb.mk.

“Pas marrjes së të dhënave operative për fotografim të listës zgjedhor dhe fletës së votimit në rrethin e parë për zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur më 24 prill 2024, nga gjykatësi i procedurës parapake është siguruar urdhër për bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmës të 51 vjeçari M.M. nga Ohrit dhe 44 vjeçari T.C.T nga Ohri”, raportoi Policia.

Të dy të arrestuarit janë anëtarë të këshillit zgjedhor nga radhët e partisë. Ata dyshohen për keqpërdorim të të dhënave personale, vepër e dënueshme në bazë të nenit 149 nga Kodi Penal dhe shkelje të nenit 190, paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor.

Raportohet që policia ka konfiskuar dy telefona mobil gjatë bastisjes, ku janë gjetur fotografi të listave zgjedhore dhe fletëve të votimit me numër të rrethuar.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.