Kurti përgëzon regjisorin Samir Karahoda për filmin “Rrugës”

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar regjisorin Samir Karahoda, filmi i të cilit do të shfaqet në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë. “Për herë të dytë, regjisori Samir Karahoda fiton vend në përzgjedhjen zyrtare të programit të Festivalit të Filmit të Kanës. Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, ai këtë vit merr […]

Kurti përgëzon regjisorin Samir Karahoda për filmin “Rrugës”
kurti-pergezon-regjisorin-samir-karahoda-per-filmin-“rruges”

kurti-pergezon-regjisorin-samir-karahoda-per-filmin-“rruges”

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar regjisorin Samir Karahoda, filmi i të cilit do të shfaqet në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë.

“Për herë të dytë, regjisori Samir Karahoda fiton vend në përzgjedhjen zyrtare të programit të Festivalit të Filmit të Kanës. Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, ai këtë vit merr pjesë me filmin e ri “Rrugës”, brenda konkurrencës së filmit të metrazhit të shkurtë në edicionin e 77-të të këtij festivali jashtëzakonisht prestigjioz. Ai bëhet regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Tutje Kurti ka theksuar se filmi është shkruar nga Samiri dhe djali i tij, Mironi, bazuar në një bisedë që të dytë kanë zhvilluar në veturë gjatë rrugës për në aeroport.

“Mironi bashkë me Ylber Mehmetin, luajnë dy rolet e vetme në film. Montazhën e filmit e ka kryer Enis Saraçi, të cilin e kam vizituar në studio në muajin shkurt, përderisa e montonte filmin bashkë me Samirin. Urime Samirit, Mironit, Ylberit, Erollit, Enisit dhe Labinotit, e shumë suksese në konkurrencën e këtij viti”, ka nënvizuar Kurti.

Filmi “Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Evropian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.