Kurti: Si një nga shtetet më pro BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet pa vonesë statusi i kandidatit

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në platformën `X` ka thënë se Kosovës si një nga shtetet më demokratike duhet t`i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE pa vonesë. Ai me këtë rast ka uruar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Ukrainën dhe Andorrën. “Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për […]

Kurti: Si një nga shtetet më pro BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet pa vonesë statusi i kandidatit
kurti:-si-nje-nga-shtetet-me-pro-be-se-ne-rajon,-kosoves-duhet-t’i-jepet-pa-vonese-statusi-i-kandidatit

kurti:-si-nje-nga-shtetet-me-pro-be-se-ne-rajon,-kosoves-duhet-t’i-jepet-pa-vonese-statusi-i-kandidatit

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në platformën `X` ka thënë se Kosovës si një nga shtetet më demokratike duhet t`i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE pa vonesë.

Ai me këtë rast ka uruar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Ukrainën dhe Andorrën.

“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Andorrën. WB6-është mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti.