Kush prej anëtarëve të Bordit shpenzoi më shumë e kush më pak?

Mbi 17 mijë euro ka shpenzuar anëtarja e bordit, Syzana Dautaj-Surdulli. Pas saj vjen Mentor Hyseni me 15,701.31 euro. Një shifër pothuajse të njëjtë prej 15,595.20 e ka shpenzuar edhe Avni Ajdini. E katërta për ka shpenzimet renditet Violeta Arifi-Krasniqi më 15,157.44 euro. Nga 14,815.44 euro kanë shpenzuar dy anëtarët tjerë të bordit. Bëhet fjalë […]

Kush prej anëtarëve të Bordit shpenzoi më shumë e kush më pak?
kush-prej-anetareve-te-bordit-shpenzoi-me-shume-e-kush-me-pak?

kush-prej-anetareve-te-bordit-shpenzoi-me-shume-e-kush-me-pak?


Mbi 17 mijë euro ka shpenzuar anëtarja e bordit, Syzana Dautaj-Surdulli.

Pas saj vjen Mentor Hyseni me 15,701.31 euro.

Një shifër pothuajse të njëjtë prej 15,595.20 e ka shpenzuar edhe Avni Ajdini.

E katërta për ka shpenzimet renditet Violeta Arifi-Krasniqi më 15,157.44 euro.

Nga 14,815.44 euro kanë shpenzuar dy anëtarët tjerë të bordit. Bëhet fjalë për Halim Muçollin dhe Vjollca Jasharin.

Vetëm një euro më pak se këta dy të fundit 14,814.44 euro ka shpenzuar anëtari i bordit Xhevdet Neziraj, shkruan Front Online.

Një shifër shumë të vogël në krahasim me anëtarët tjerë të bordit e ka shpenzuar, Gent Nushi. Ai ka marrë vetëm 1,928.19 euro.

Ndërsa, anëtari që tashmë ka vdekur për dy muaj sa ka qëndruar në AKP ka shpenzuar 4,717.44 euro.

Më tutje në përgjigje thuhet se bordi merr kompensim fiks mujor, pa marr parasysh sa mbledhje të rregullta apo të jashtëzakonshme mbahen brenda një muaji, kompensimi është fiks.

Por, me ligj është e përcaktuar të mbahet minimum një mbledhje në muaj.

Derisa, sipas praktikës aktuale bordi mban dy të tilla.

Nga AKP-ja kanë bërë të ditur se bordi ka të themeluara edhe dy komitete/komisione.

Atë të Auditimit që përbëhet nga 3 anëtar të bordit, por se nga 1 tetori i këtij viti ky komitet përbëhet nga 1 anëtar i bordit dhe dy të tjerë jashtë AKP-së, si dhe Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Menaxhmentit që përbëhet nga 3 anëtar bordi.

“Gjithsej shpenzimet për kompensim sipas asaj që u deklarua më lartë, duke përfshirë edhe Komitetin e Auditimit dhe Komisionit për Vlerësim të Performancës për vitin janar-shtator janë 114,548.75 €”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, për Front Online.