Policia bëhet me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, shpërndahen edhe në veri

Policët e Kosovës janë pajisur me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, falë një projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. E një pjesë e këtyre kamerave të cilat i ka pranuar Policia e Kosovës, do të shpërndahen […]

Policia bëhet me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, shpërndahen edhe në veri
policia-behet-me-250-kamera-te-trupit-e-130-te-instaluara-ne-vetura,-shperndahen-edhe-ne-veri

policia-behet-me-250-kamera-te-trupit-e-130-te-instaluara-ne-vetura,-shperndahen-edhe-ne-veri

Policët e Kosovës janë pajisur me 250 kamera të trupit e 130 të instaluara në vetura, falë një projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

E një pjesë e këtyre kamerave të cilat i ka pranuar Policia e Kosovës, do të shpërndahen edhe në veri të vendit. Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, e publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.