629 të prekur me koronavirus po trajtohen në spitalet e SHSKUK-së, 20 në respiratorë

Rëndohet situata me koronavirus në Kosovë.

Gjithsejtë 629 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.