Bie në bunar, vdes gruaja nga Vushtrria

Një grua në komunën e Vushtrrisë ka humbur jetën si pasojë e rënies në një bunar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh

Rrethanat të cilat shpien deri tek rënia, janë ende të paqarta.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vushtrri 15.09.2020 – 08:30. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion.