Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku është distukutar për kërkesën e SPAK për të arrestuar ish-ministrin dhe deputetin Arben Ahmetajn. Bëhet me dije se mbledhja e Këshillit të Mandateve ëhstë shtyrë dhe do të mbahet nesër në orën 16.00. Më herët avokatët e Ahmetajt, Saimir Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar që mbledhja […] The post Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn appeared first on Newsbomb Albania.

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku është distukutar për kërkesën e SPAK për të arrestuar ish-ministrin dhe deputetin Arben Ahmetajn.

Bëhet me dije se mbledhja e Këshillit të Mandateve ëhstë shtyrë dhe do të mbahet nesër në orën 16.00.

Më herët avokatët e Ahmetajt, Saimir Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet pasi kërkonin më shumë kohë për mbrojtjen.

Më herët avokati Ligori konfirmoi se Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri. Theksojmë se ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Më herët Gazmend Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK nëse ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj ka ikur në Kanada.

“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri, mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?”, u shpreh Bardhi. Ai më pas ka akuzuar mazhorancën se po e ndihmojnë Arben Ahmetajn të arratiset.

Kujtojmë që një ditë më parë SPAK ju drejtua me një kërkesë Kuvendit, ku kërkoi dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, si dhe për kontrollin në shtëpinë personale të ish-zv.kryeministrit.

Lexo këtu: Thonë se është arratisur të premten, Ahmetaj i bëri “share” për herë të fundit Ramës më 9 Korrik

Prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kuvend, Arben Ahmetaj dërgon vetëm avokatët

The post Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn appeared first on Newsbomb Albania.