Kush e ka radhën?! Saimir Korreshi: Në dosjen e Ahmetaj ka dhe deputetë të PD

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar këtë të enjte se në dosjen për Arben Ahmetaj, të depozituar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme, ka edhe emra të deputetëve të Partisë Demokratike. “Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale […] The post Kush e ka radhën?! Saimir Korreshi: Në dosjen e Ahmetaj ka dhe deputetë të PD appeared first on Newsbomb Albania.

Kush e ka radhën?! Saimir Korreshi: Në dosjen e Ahmetaj ka dhe deputetë të PD

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar këtë të enjte se në dosjen për Arben Ahmetaj, të depozituar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme, ka edhe emra të deputetëve të Partisë Demokratike.

“Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale që duhen lexuar me vëmendje”, është shprehur Korreshi në një intervistë për Report TV.

Deputeti demokrat foli edhe për komisionin hetimor që drejtoi muaj më parë kolegia Jorida Tabaku, ku u thirrën për të dëshmuar politikanë dhe zyrtarë të lartë të shtetit. Sipas Saimir Korreshit, Tabaku u la e vetme në atë përballje.

“Është lënë vetëm Tabaku në përballjen me Ramën pavarësisht se është treguar zonjë e hekurt. Por nuk është mbështetur nga deputetët e opozitës”, shtoi deputeti.

The post Kush e ka radhën?! Saimir Korreshi: Në dosjen e Ahmetaj ka dhe deputetë të PD appeared first on Newsbomb Albania.