Llumnica: VV sa ishte në opozitë thoshte se kemi të drejtë

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos tenderohet jashtëligjshëm departamenti i punëtorëve fizik të KEK-ut. Në “FIVE” të RTV Dukagjini, Lluminca ka deklaruar se pozita e tanishme VV kur ishte në opozitë, sa i përket tenderimit dhe huazimit të punëtorëve fizik tek KEK-ut ka thënë […]

Llumnica: VV sa ishte në opozitë thoshte se kemi të drejtë
llumnica:-vv-sa-ishte-ne-opozite-thoshte-se-kemi-te-drejte

llumnica:-vv-sa-ishte-ne-opozite-thoshte-se-kemi-te-drejte

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos tenderohet jashtëligjshëm departamenti i punëtorëve fizik të KEK-ut.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, Lluminca ka deklaruar se pozita e tanishme VV kur ishte në opozitë, sa i përket tenderimit dhe huazimit të punëtorëve fizik tek KEK-ut ka thënë se ka qenë e padrejtë dhe e jashtëligjshme, ndërsa tani nuk po ndërmarrin asgjë.

” Në vitin 2007 është tenderu jashtëligjshëm ky departament i sigurimit fizik. Mirëpo kjo qeveri që është në pushtet, atëherë ishte në opozitë, thoshte se ju keni të drejtë, dhe këta punëtor kanë pasur shpresë te kjo qeveri që të kthej në vendin e tyre. Po të ishte e padrejtë dhe e jashtëligjshme tenderimi i viteve të kaluara, atëherë është edhe tash”, ka thënë Llumnica.

Sipas tij, punëtorëve të sigurimit fizik po u shkelet dinjiteti.

“Ne kërkojmë të mos tenderohet ky departament jashtëligjshem, është edhe interes i Kekut, edhe qeverisë por edhe këtyre punëtorëve sepse po të privatizohet prej huazimit është jashtëligjshëm. Këta punëtor nuk kanë marrë asnjë aksion në kohën kur janë huazu dhe nuk janë privatizu.

“Po kërkojmë një të drejtë ligjore. Pse të avancohen njerëzit apo oligarket në këtë aspekt, sepse kur të merr veëm dikush tenderin përfiton vetëm ai person, pse të mos përfitoj punëtorët, shoqeëria’, ka përfunduar Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut.