Kosova e përgjakur/ 37 vrasje për 20 muaj, gati dy qytetarë vriten çdo 30 ditë

Gati dy qytetarë vriten çdo muaj në Kosovë, nëse merren parasysh shifrat e vrasjeve të ndodhura më 2022 dhe deri tash në 2023-ën. Brenda 20 muajve, nga 1 janari i vitit të kaluar deri më 9 gusht të këtij viti, janë regjistruar 37 vrasje brenda territorit kosovar. Të dhënat janë konfirmuar nga Policia e Kosovës […]

Kosova e përgjakur/ 37 vrasje për 20 muaj, gati dy qytetarë vriten çdo 30 ditë
kosova-e-pergjakur/-37-vrasje-per-20-muaj,-gati-dy-qytetare-vriten-cdo-30-dite

kosova-e-pergjakur/-37-vrasje-per-20-muaj,-gati-dy-qytetare-vriten-cdo-30-dite

Gati dy qytetarë vriten çdo muaj në Kosovë, nëse merren parasysh shifrat e vrasjeve të ndodhura më 2022 dhe deri tash në 2023-ën.

Brenda 20 muajve, nga 1 janari i vitit të kaluar deri më 9 gusht të këtij viti, janë regjistruar 37 vrasje brenda territorit kosovar.

Të dhënat janë konfirmuar nga Policia e Kosovës në një përgjigje dhënë portalit Front Online.

Sipas këtij autoriteti, nga 16 raste të regjistruara më 2023, 6 kategorizohen si vrasje, 8 si vrasje e rëndë dhe dy si vrasje nga pakujdesia.

Policia i ka dërguar të dhënat veç nga janari e deri në muajin korrik ku figurojnë 14 vrasje, pa përfshirë në raport edhe dy vrasjet e gushtit, në Prishtinë e Klinë.

Vrasja në kryeqytet tek lokali Bon Vivant është cilësuar si vrasje e rëndë, kurse ajo në një lokal në Klinë vetëm si vrasje.

Kësisoj shifrat, kur plotësohen edhe me këto dy raste, ndryshojnë. Nga 14, bëhen 16 sosh më 2023, raporton Front Online.

Të dhënat për vitin 2022, në anën tjetër, janë të paluhatshme.

Aty del se gjatë vitit të shkuar ndodhën gjithsej 21 vrasje për 12 muaj, raporton Front Online.

5 nga to janë cilësuar si vrasje, 14 si vrasje e rëndë dhe 2 si vrasje nga pakujdesia.

Armë e municion me bollëk 

Policia thotë se për të parandaluar rastet e tilla kryen rregullisht aksione për konfiskimin e armëve ilegale.

Sipas saj, numri i armëve të konfiskuara më 2023 është 636, kurse i municonit, 9531 mijë.

Ndërkaq, shifrat më 2022, dallojnë

Numri i armëve të konfiskuara: 1,473

Numri i municionit të konfiskuar: 29,903.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Të shtohen policët e uniformuar dhe civilët

Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme,  i ka cilësuar shqetësuese vrasjet që po ndodhin në Kosovë, duke thënë se organet e rendit duhet të bëjnë me shumë për parandalimin e tyre.

Ky rekomandon që të shtohet numri i policëve me uniforma, por edhe atyre me rroba civile.

“Policia të angazhohet në terren t`i evitojë rastet. Policia është e përgatitur vetëm duhet menaxhim preciz. Duhet të ketë në verë, kur ka fluks njerëzish, plan operativ, të shtohen forcat policore, të ketë edhe policë civilë”, theksoi ai për “Front Online”.

Zeka jep një opsion edhe për armët ilegale që janë në duart e kosovarëve, që vlerësohen të jenë mbi 300 mijë.

“Armët ilegale janë problem i kahershëm, duhet të gjendet rrugë me i grumbullu armët dhe njerëzit me vepra penale të gjenden prapa grilave”, u shpreh Zeka për “Front Online”.