Maqedonci dhe Jashari qëndruan në vizitë zyrtare në Londër, takuan ministrin britanik

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, kanë vizituar panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër. Maqedonci dhe Jashari janë takuar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy. Fokus i takimit ishte njoftimi me Ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në […]

Maqedonci dhe Jashari qëndruan në vizitë zyrtare në Londër, takuan ministrin britanik
maqedonci-dhe-jashari-qendruan-ne-vizite-zyrtare-ne-londer,-takuan-ministrin-britanik

maqedonci-dhe-jashari-qendruan-ne-vizite-zyrtare-ne-londer,-takuan-ministrin-britanik

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, kanë vizituar panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër.

Maqedonci dhe Jashari janë takuar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy.

Fokus i takimit ishte njoftimi me Ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Ministri dhe Komandanti i FSK-së, falënderuan Ministrin Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në.

“Me ftesë të partnerëve britanikë, Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vizituan panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër. Në suaza të vizitës, Ministri Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Jashari të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, SH.T. Ilir Kapiti, Atasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Londër, Atasheu Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë u takuan me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappy. Fokus i takimit ishte njoftimi me Ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ministri dhe Komandanti i FSK-së, falënderuan Ministrin Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në. Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të palëkundur dhe të përkushtuar në partneritetin afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar.”