Miftaraj: Raporti i DASH-it shqetësues, ndër herët e para që kryeministri i Kosovës përmendët për cenim të sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj e ka vlerësuar si shqetësues, duke thënë se ky është ndër raportet me më së shumti vërejtje. Ai deklaron se aty thuhet se ka shumë probleme serioze në disa aspekte.  “Raporti i Departamentit […]

Miftaraj: Raporti i DASH-it shqetësues, ndër herët e para që kryeministri i Kosovës përmendët për cenim të sistemit gjyqësor dhe prokurorial
miftaraj:-raporti-i-dash-it-shqetesues,-nder-heret-e-para-qe-kryeministri-i-kosoves-permendet-per-cenim-te-sistemit-gjyqesor-dhe-prokurorial

miftaraj:-raporti-i-dash-it-shqetesues,-nder-heret-e-para-qe-kryeministri-i-kosoves-permendet-per-cenim-te-sistemit-gjyqesor-dhe-prokurorial


Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Miftaraj e ka vlerësuar si shqetësues, duke thënë se ky është ndër raportet me më së shumti vërejtje.

Ai deklaron se aty thuhet se ka shumë probleme serioze në disa aspekte.

 “Raporti i Departamentit të Shtetit për këtë vit për Kosovën është ndër raportet me më së shumti vërejtje për institucionet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme që prekin demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Është padyshim shumë shqetësuese se ky raport thekson se Kosova ka probleme serioze lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e shprehjes dhe korrupsionin e lartë”, ka deklaruar Miftaraj.

Raporti i DASH-it sipas Miftarajt, ndahet në dy nivele që pasqyron shtetin.

Miftaraj thotë se niveli i parë lidhët me mungesën e vullnetit politik për sundimin e ligjit.

Ai deklaron se për pushtetin aktual, është normale ministrat të përfshihen në afera korruptive dhe t’iu ofrohet mbështetje.

“Ky raport është një pasqyrë e shtetit të Kosovës në dy nivele. Niveli i parë lidhet me mungesën e vullnetit politik të kësaj qeverie për të zbatuar parimet e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit dhe ndërtimit të kulturës së pandëshkueshmërisë në rastet e korrupsionit. Fatkeqësisht, në këtë qeveri është normale që ministrat dhe pozitat e larta të përfshihen në afera korruptive dhe për këtë të mos ketë fare pasoja, e për më tepër t’iu ofrohet mbështetje dhe mbrojtje edhe nga vet Kryeministri për personat e dyshuar në afera korruptive”, theksoi Miftaraj.

Miftaraj thotë se është ndër herët e para që kryeministri përmendët për cenim të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Sipas Miftarajt, niveli i dytë është  për mungesën e vullnetit për të hetuar korrupsionin.

“Është ndër herët e para kur vet Kryeministri i vendit përmendet në këtë raport si person që cenon pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Niveli i dytë ndërlidhet me një sistem prokurorial të dobët, të paguximshëm dhe me mungesë vullneti për të hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit të lartë”, vlerësoi Miftaraj për Front Online.