Ministrat e Jashtëm të G7 do të diskutojnë për shpërthimet në Iran

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani deklaroi se ministrat e Jashtëm të G7 do të diskutojnë për shpërthimet në Isfahan të Iranit, transmeton Anadolu. Tajani ka shpërndarë në platformën X për shpërthimet e ndodhura natën në Isfahan të Iranit. Duke potencuar seancën e fundit të takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, […]

Ministrat e Jashtëm të G7 do të diskutojnë për shpërthimet në Iran
Grupi i shtatë vendeve të pasura të botës (G7), foto nga Anadolu Agency

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani deklaroi se ministrat e Jashtëm të G7 do të diskutojnë për shpërthimet në Isfahan të Iranit, transmeton Anadolu.

Tajani ka shpërndarë në platformën X për shpërthimet e ndodhura natën në Isfahan të Iranit.

Duke potencuar seancën e fundit të takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, të cilin ai e ka pritur që nga e mërkura në ishullin italian Capri, Tajani tha: “Unë po ndjek zhvillimet pas shpërthimeve që ndodhën natën në Isfahan. Ne do ta diskutojmë këtë çështje me ministrat e Jashtëm në seancën e G7 që do të mbahet sot në Capri”.

Ai theksoi se është takuar me ambasadoren italiane në Iran dhe ka thënë se “Aktualisht nuk ka asnjë problem kritik për italianët që jetojnë në Iran”.

Në deklaratën për kanalin “Rainews24”, Tajani tha se po monitorojnë situatën minutë pas minute dhe u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve.

– Shpërthime në qytetet iraniane Isfahan dhe Tabriz

Pas tingujve të shpërthimeve në qytetet iraniane Isfahan dhe Tabriz, mediat iraniane theksuan se tingujt u dëgjuan për shkak të aktivizimit të sistemit të mbrojtjes ajrore dhe shkatërrimit të 3 mini mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë mbi shpërthimet pranë provincës Isfahan të Iranit.