NTP: Prej nesër e deri të hënën, autobusët në Shkup do të qarkullojnë me orarin e të dielës

NTP bëri të ditur se nga nesër, e premte, deri të hënën, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, transmeton Portalb.mk. Nesër do të ketë përjashtim për linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 55, 56, 56A, 81, 118, 160 dhe 164 që do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës. Gjatë katër […]

NTP: Prej nesër e deri të hënën, autobusët në Shkup do të qarkullojnë me orarin e të dielës
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

NTP bëri të ditur se nga nesër, e premte, deri të hënën, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, transmeton Portalb.mk.

Nesër do të ketë përjashtim për linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 55, 56, 56A, 81, 118, 160 dhe 164 që do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.

Gjatë katër ditëve në vijim, teleferiku i Vodnos do të punojë si zakonisht, nga ora 10 deri në 20, vetëm se të hënën nuk do të funksionojë. Gjithashtu, përdorimi i autobusit të linjës 25, i cili qarkullon në linjën Qendra e transportit – Vodno e mesme, do të jetë falas, siç është gjithmonë gjatë fundjavave dhe festave.

Nesër dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 14:00 do të jenë në shërbim biletaritë e Qendrës së Transportit dhe ajo në Gjorçe Petrov, ndërsa të shtunën të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të funksionojnë si zakonisht, ndërsa të hënën do të mbyllen.