Ministrja premtoi se prej sot rrogat e të punësuarve në kulturë do të rriten për 12 përqind, Sindikata nuk i beson

Ministrja për Kulturë në Maqedoninë e Veriut, Bisera Kostadinovsksa Stojçevska ka premtuar që nga sot të punësuarit në kulturë do të kenë rroga për 12 përqind më të larta, duke filluar nga rroga e muajit mars. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk i beson, transmeton Portalb.mk. “Si kemi premtuam, rrogat te të punësuarit e […]

Ministrja premtoi se prej sot rrogat e të punësuarve në kulturë do të rriten për 12 përqind, Sindikata nuk i beson
Ministria e Kultures. Foto nga Faton Curri

Ministrja për Kulturë në Maqedoninë e Veriut, Bisera Kostadinovsksa Stojçevska ka premtuar që nga sot të punësuarit në kulturë do të kenë rroga për 12 përqind më të larta, duke filluar nga rroga e muajit mars. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk i beson, transmeton Portalb.mk.

“Si kemi premtuam, rrogat te të punësuarit e kulturës prej sot janë rritur për 12 përqind”, deklaroi ministrja Bisera Stojçevska.

Ajo theksoi që nga viti 2019, rrogat në sektorin e kulturës janë rritur për 52 përqind.

“A ti besohet një statusi në FB të Ministres së Kulturës. Më 1 prill të njëjtën e ka shkruajtur, sikur edhe sot, por RROGA NUK KA”, deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

Ai theksoi që nuk do të anulojë vendimin për protesta dhe grevë që është paralajmëruar prej dje, derisa nuk ka ndonjë dëshmi të shkruar për rrogat.