Miratohet projektligji për artin dhe kulturën

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për artin dhe kulturën. Gjatë fjalës së tij, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka quajtur të tejvjetëruar ligjin aktual. “Legjislacioni që e rregullon artin dhe kulturën në Kosovë pothuajse në të gjitha aspektet është i tejvjetëruar dhe nuk u përgjigjet nevojave aktuale”, ka thënë Çeku në Kuvend. […]

Miratohet projektligji për artin dhe kulturën
miratohet-projektligji-per-artin-dhe-kulturen

miratohet-projektligji-per-artin-dhe-kulturen

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për artin dhe kulturën.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka quajtur të tejvjetëruar ligjin aktual.

“Legjislacioni që e rregullon artin dhe kulturën në Kosovë pothuajse në të gjitha aspektet është i tejvjetëruar dhe nuk u përgjigjet nevojave aktuale”, ka thënë Çeku në Kuvend.

Sipas tij, projektligji i ri njeh rolin e artistit meritor dhe hap rrugën për trajtim meirtor të artistëve të dëshmuar dhe cel rrugët për artistët e pavarur.

“Me projektligj për art dhe kulturë, infrastruktura kulturore dhe ligjore reduktohet në një ligj të vetëm dhe adreson të gjitha nyjet ekzistuese të ligjeve në fuqi”.

“Me këtë projektligj do të vendoset një standard i ri i një politike kulturore me vizion të qartë zhvillimor”.