Mitrovica e Veriut ndan parcelë për Policinë, përdorej nga strukturat paralele

Komuna e Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin. Ai tha se kjo parcelë është dhënë pasi që ishte kërkesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Po kuvendi komunal, kërkesë […]

Mitrovica e Veriut ndan parcelë për Policinë, përdorej nga strukturat paralele
mitrovica-e-veriut-ndan-parcele-per-policine,-perdorej-nga-strukturat-paralele

mitrovica-e-veriut-ndan-parcele-per-policine,-perdorej-nga-strukturat-paralele

Komuna e Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.

Ai tha se kjo parcelë është dhënë pasi që ishte kërkesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Po kuvendi komunal, kërkesë nga zyra e kryetarit dhe nga delegatja e kuvendit të propozimit që u ardh nga Ministria e Punëve të Brendshme që ka qenë kërkesa me dhënë parcelën me sipërfaqe për 27.400 m2 për shfrytëzim të policisë”, tha Ugljani për Front Online.

Kujtojmë që ditë më parë Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë nën administrim edhe kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit./FrontOnline