Musliu: Serbia duhet të sanksionohet dhe të dënohet, të mësohet t’i respektojë fqinjët e saj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për atë se a duhet të sanksionohet Serbia pas sulmit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Sipas saj, shteti serb jo vetëm që duhet të sanksionohet por edhe të dënohet. “Prandaj, ne të gjithë bashkë si shoqëri demokratike vendore e ndërkombëtare […]

Musliu: Serbia duhet të sanksionohet dhe të dënohet, të mësohet t’i respektojë fqinjët e saj
musliu:-serbia-duhet-te-sanksionohet-dhe-te-denohet,-te-mesohet-t’i-respektoje-fqinjet-e-saj

musliu:-serbia-duhet-te-sanksionohet-dhe-te-denohet,-te-mesohet-t’i-respektoje-fqinjet-e-saj


Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për atë se a duhet të sanksionohet Serbia pas sulmit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Sipas saj, shteti serb jo vetëm që duhet të sanksionohet por edhe të dënohet.

“Prandaj, ne të gjithë bashkë si shoqëri demokratike vendore e ndërkombëtare duhet me i dhënë një mësim Serbisë dhe po patjetër mendoj që Serbia duhet të sanksionohet dhe të dënohet për aktin terrorist ose agresionin që e bëri ndaj shtetit të Kosovës më 24 shtator”, është shprehur Musliu.

Ndërsa, kur është pyetur se a beson që BE-ja do të vendos sanksione ndaj Serbisë, Musliu ka pasur një kërkesë për këtë të fundit.

“Unë nuk dua që të jap një përgjigje hipotetike ose të paragjykoj vendimet e Bashkimit Evropian. Ajo çka mua më intereson dhe çka unë kërkoj nga Bashkimi Evropian dhe i gjithë spektri ndërkombëtar është që Serbia të dënohet për sulmin terrorist që ka shkaktuar në Kosovë. Mendoj që Serbisë duhet t’i jepet një mësim përfundimtar që të dijë t’i respektojë fqinjët e saj”, ka shtuar ajo.