Mustafa: Investimet e sektorit privat po shënojnë rënie të vazhdueshme

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa ka thënë se investimet private në Kosovë në tremujorin e tretë të këtij viti shënuan një rënie reale vjetore rreth 19.9 për qind. Mustafa në një postim në Facebook shkruan se pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më […]

Mustafa: Investimet e sektorit privat po shënojnë rënie të vazhdueshme
mustafa:-investimet-e-sektorit-privat-po-shenojne-renie-te-vazhdueshme

mustafa:-investimet-e-sektorit-privat-po-shenojne-renie-te-vazhdueshme

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa ka thënë se investimet private në Kosovë në tremujorin e tretë të këtij viti shënuan një rënie reale vjetore rreth 19.9 për qind.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit.“Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së).

Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit”, shkruan ai.