Votimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Kuvendi me njoftim

Këtë javë, nga 15-19 prill 2024, po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Strasburg. Tema e rëndësishme e këtij sesioni të APKE-së do të jetë debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sot, në pjesën e sesionit të pasdites, do të zhvillohet debati […]

Votimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Kuvendi me njoftim
votimi-per-kosoven-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se,-kuvendi-me-njoftim

votimi-per-kosoven-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se,-kuvendi-me-njoftim

Këtë javë, nga 15-19 prill 2024, po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Strasburg.

Tema e rëndësishme e këtij sesioni të APKE-së do të jetë debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sot, në pjesën e sesionit të pasdites, do të zhvillohet debati për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim, ku ka folur për delegacionin e Kosovës atje, transmeton Zeri.info.

“Në këtë sesion marrin pjesë anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APKE, Saranda Bogujevci kryesuese, Arben Gashi dhe Enis Kervan anëtarë, si dhe Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri zëvendësanëtarë.

Në APKE po qëndron edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv.kryeministrja, Donika Gërvalla dhe zv.ministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti.

Në sesion, fillimisht, raportuesja për Kosovën, Theodora Bakoyannis, do ta prezantojë raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës për anëtarësim dhe më pastaj do t’u jepet fjala anëtarëve të tjerë, përfshirë anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas debatit, raporti do të hidhet në votim, ku kërkohen 2/3 e votave për miratim dhe më pas do t’i përcillet Komitetit të Ministrave për votim.

Komiteti i Ministrave do të mbahet më 16-17 maj 2024.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022.