Ndahen 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës së shtetases argjentinase që u vra në Fushë Kosovë

4 200 euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për dërgimin në vendlindje të kufomës së argjentinases së vrarë në Fushë-Kosovë, Maria Clara Urdangaray. Kjo kërkesë sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Vigan Qorroli, është bërë nga familjarët e së ndjerës, për shkak se këta të fundit janë me kushte të rënda financiare. “Më datë 1 shtator 2023, […]

Ndahen 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës së shtetases argjentinase që u vra në Fushë Kosovë
ndahen-4-mije-e-200-euro-per-transportimin-e-kufomes-se-shtetases-argjentinase-qe-u-vra-ne-fushe-kosove

ndahen-4-mije-e-200-euro-per-transportimin-e-kufomes-se-shtetases-argjentinase-qe-u-vra-ne-fushe-kosove

4 200 euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për dërgimin në vendlindje të kufomës së argjentinases së vrarë në Fushë-Kosovë, Maria Clara Urdangaray.

Kjo kërkesë sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Vigan Qorroli, është bërë nga familjarët e së ndjerës, për shkak se këta të fundit janë me kushte të rënda financiare.

“Më datë 1 shtator 2023, avokatja e familjes Urdungaray për shkak të vështirësive financiare të familjes ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka paraqitur prokurën e saj zyrtare të noterizuar për mbështetje financiare për transportimin e kufomës së shtetases së ndjerë Maria Clara Urdungaray nga Prishtina për në Argjentinë. MD duke marrë parasysh këtë situatë ka propozuar kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare për të mbuluar shpenzimet e transportimit të kufomës. 4 mijë e 200 euro dhe do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë”, tha Qorrolli, raporton eo.

Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika./Front Online