Policia bën thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë apel që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull. Në njoftim thuhet se si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, çdo ditë shkaktohen aksidente të shumta, transmeton Telegrafi. “Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në […]

Policia bën thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull
policia-ben-thirrje-qe-shoferet-te-kene-kujdes-gjate-vozitjes-ne-mjegull

policia-ben-thirrje-qe-shoferet-te-kene-kujdes-gjate-vozitjes-ne-mjegull

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë apel që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull.

Në njoftim thuhet se si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, çdo ditë shkaktohen aksidente të shumta, transmeton Telegrafi.

“Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë. Çdo vit, si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.