Ndalohet 19-vjeçari, voziti pa patent shofer me shpejtësi 138 km/h

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 01:50, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar personin V.S (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë. I dyshuari, në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 138 km/h, ndërsa gjatë kontrollimit të dokumentacionit. I njëjti po drejtonte veturën […]

Ndalohet 19-vjeçari, voziti pa patent shofer me shpejtësi 138 km/h
ndalohet-19-vjecari,-voziti-pa-patent-shofer-me-shpejtesi-138-km/h

ndalohet-19-vjecari,-voziti-pa-patent-shofer-me-shpejtesi-138-km/h

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 01:50, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar personin V.S (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

I dyshuari, në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 138 km/h, ndërsa gjatë kontrollimit të dokumentacionit.

I njëjti po drejtonte veturën pa patent shofer.

Ndaj tij, policia inicioi një fletëparaqitje për gjykatë, divizionin për kundërvajtje, duke e përjashtuar nga komunikacioni.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.