Ish-ministri i Arsimit: Shpresoj të mos përsëritet viti 2022 me greva

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi thotë se Qeveria dhe sindikata duhet të përqendrohen në ndërtimin e një dialogu konstruktiv dhe efikas, në mënyrë që të shmangen nga veprimet që do të kishin ndikim negativ në procesin mësimorë. ‘’Unë mendoj se si qeveria ashtu edhe sindikata, duhet të përqendrohet në rëndësinë e ndërtimit të një dialogu […]

Ish-ministri i Arsimit: Shpresoj të mos përsëritet viti 2022 me greva
ish-ministri-i-arsimit:-shpresoj-te-mos-perseritet-viti-2022-me-greva

ish-ministri-i-arsimit:-shpresoj-te-mos-perseritet-viti-2022-me-greva


Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi thotë se Qeveria dhe sindikata duhet të përqendrohen në ndërtimin e një dialogu konstruktiv dhe efikas, në mënyrë që të shmangen nga veprimet që do të kishin ndikim negativ në procesin mësimorë.

‘’Unë mendoj se si qeveria ashtu edhe sindikata, duhet të përqendrohet në rëndësinë e ndërtimit të një dialogu konstruktiv dhe efikas. Qeveria duhet të demonstrojë një vullnet të qartë për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e sindikatës. Ndërkaq, sindikatat duhet të qëndrojnë të hapura për kompromis dhe të kërkojnë rrugë paqësore dhe konstruktive për të zgjidhur çështjet, duke shmangur veprime që mund të kenë ndikim negativ në procesin mësimor edhe ashtu të brishtë’’, tha ish-ministri Bytyçi për FrontOnline.

Ish-ministri Bytyqi shpreson që të mos ndodh gabimi i njëjtë me greva sikur ai i vitit 2022

‘’ Është kyçe që të dyja palët të angazhohen në një mënyrë transparente, të bazuar në respektin reciprok dhe në kërkimin e zgjidhjeve që mbështesin zhvillimin e arsimit dhe mirëqenien e punëtorëve në këtë sektor. Shpresoj nga të dyja palët mos ta bëjnë gabimin e njëjtë të vitit 2022’’, thekson ai.