Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon që diskutimet të jenë publike

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për “fatin” e deputetit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj. Përfaqësuesit e opozitës i kanë kërkuar nënkryetares Ermonela Felaj, që diskutimet të jenë të hapura dhe publike. Ndërkohë, deri tani kanë kaluar të paktën 30 minuta nga nisja e saj dhe mësohet se deputetet demokratë kanë insistuar në kërkesën e tyre që […] The post Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon që diskutimet të jenë publike appeared first on Newsbomb Albania.

Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon që diskutimet të jenë publike

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për “fatin” e deputetit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj. Përfaqësuesit e opozitës i kanë kërkuar nënkryetares Ermonela Felaj, që diskutimet të jenë të hapura dhe publike.

Ndërkohë, deri tani kanë kaluar të paktën 30 minuta nga nisja e saj dhe mësohet se deputetet demokratë kanë insistuar në kërkesën e tyre që të lejohen mediat dhe seanca të transmetohet për publikun.

Të pranishëm në Kryesinë e Kuvendit janë dhe dy prokurorët e SAPK, kreu Altin Dumani dhe prokurorja e çështjes Enkeleda Millonai.

Vetë deputeti socialist Arben Ahmetaj nuk ka shkuar në mbledhje, edhe përse i është kërkuar prezent, por ai ka dërguar dy avokatët pasi ligji e lejon këtë mundësi. Saimir Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet për ditën e nesërme, për shkak se dosja është voluminoze.

Edhe vetë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura, për të ruajtur sekretin hetimor, për shkak se Arben Ahmetaj dhe personat e tjerë janë në hetim dhe mund të rrezikohen, apo mund të prishin provat.

The post Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon që diskutimet të jenë publike appeared first on Newsbomb Albania.