Vuçiç pas takimit me Ramën: Diskutimet për “Open Ballkan” jo të lehta, por të frytshme

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama këtë të premte në Beograd. Ai ka tha se me Ramën do të diskutojë për Ballkanin e Hapur dhe për situatën në Kosovë. Vuçiç u shpreh se me Ramën nuk ka do ketë diskutime të lehta, por që do rezultojnë të frytshme […] The post Vuçiç pas takimit me Ramën: Diskutimet për “Open Ballkan” jo të lehta, por të frytshme appeared first on Newsbomb Albania.

Vuçiç pas takimit me Ramën: Diskutimet për “Open Ballkan” jo të lehta, por të frytshme

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama këtë të premte në Beograd.

Ai ka tha se me Ramën do të diskutojë për Ballkanin e Hapur dhe për situatën në Kosovë. Vuçiç u shpreh se me Ramën nuk ka do ketë diskutime të lehta, por që do rezultojnë të frytshme dhe me përfitime për qytetarët e dy shteteve.

Përsa i përket tensioneve në Veri, kreu i shtetit serb tha se ka biseduar me për pikëpamjet që dy homologët kanë, por ajo do të diskutohet gjatë mbrëmjes.

Presidenti serb shtoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshmë që ka me kreun e qeverisë shqiptare, Serbia do vijojë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Shqipërinë.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën.

Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë”, tha Vuçiç.

The post Vuçiç pas takimit me Ramën: Diskutimet për “Open Ballkan” jo të lehta, por të frytshme appeared first on Newsbomb Albania.