Ndërron jetë një 40-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet të jetë vetëvrarë

Vdes një 40-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet të jetë vetëvrarë. Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në rrugën “Sami Gashi” të Mitrovicës. Nga Policia e Kosovës për lajmi.net kanë bërë të ditur se një person i moshës 40-vjeçare e i gjinisë mashkullore është gjetur i pajetë, përcjell lajmi. “Hetim i vdekjes […]

Ndërron jetë një 40-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet të jetë vetëvrarë

Vdes një 40-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet të jetë vetëvrarë.

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në rrugën “Sami Gashi” të Mitrovicës.

Nga Policia e Kosovës për lajmi.net kanë bërë të ditur se një person i moshës 40-vjeçare e i gjinisë mashkullore është gjetur i pajetë, përcjell lajmi.

“Hetim i vdekjes – Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘ Sami Gashi” në Mitrovicë, brenda hapsirave të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshes 40 vjeçar. Hetuesit policor kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë për lajmi.

Ndërkaq, lajmi.net nga burime të mirëinformuara ka kuptuar se 40-vjeçari dyshohet ta ketë vrarë veten.

Më poshtë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa kujtojmë se do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale nga ky rast dhe jo vetëm.