Nesër rivarrosen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Lybeniqit

Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesave të familjeve, të martën e 25 korrikut 2023 në Lybeniq në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lybeniq, do të rivarrosen mbetjet mortore të Jashar Hamzaj e Muharrem Bobi që për këto 24 vjet ishin në Listën e Personave të Zhdukur. Këtë e […]

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Lybeniqit
neser-rivarrosen-mbetjet-mortore-te-dy-personave-te-zhdukur,-viktima-te-masakres-se-lybeniqit

neser-rivarrosen-mbetjet-mortore-te-dy-personave-te-zhdukur,-viktima-te-masakres-se-lybeniqit

Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesave të familjeve, të martën e 25 korrikut 2023 në Lybeniq në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lybeniq, do të rivarrosen mbetjet mortore të Jashar Hamzaj e Muharrem Bobi që për këto 24 vjet ishin në Listën e Personave të Zhdukur.

Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit.

Në një postim në Facebook, Gara ka thënë se në rastin e identifikimit të viktimave të luftës, Muharrem Bobi e Jashar Hamzaj konfirmohet se si familjet e viktimave të masakrave në Lybeniq (1998-1999, tri masakrave të kryera nga forcat policore dhe ushtarake si dhe grupet paralamilitare nën komandën e insitucioneve të regjimit të Millosheviqit) u ribashkuan gjatë këtyre muajve për të tejakluar dhimbjet individuale/familjare në mbështetje të njëri-tjetrit, në mbështetje të familjeve që vazhdojnë të jetojnë në pritje për të mësuar fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të rrëmbyer e të zhdukur me forcë.

Ai ka thënë tutje se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kishte pranuar një “Raport Analitik” nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të cilin Gara e ka quajtur raport përmbledhës dhe përmbajtjësor.