“Njeri shumë i dashur, jo drogirash as alkoolist” Flet vëllai i Rrustem Llapit pas vrasjes së serbit në Gjermani

Kosovari i njohur si Rrustem Llapi është arrestuar të dielën në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf. Gazeta Insajderi sjelli mbrëmë pamje nga vendi i ngjarjes duke bërë të ditur edhe identitetin e dorasit. Lidhur me këtë rast, përmes telefonit ka folur në Klan Kosova, Ramadan Rushiti, […]

“Njeri shumë i dashur, jo drogirash as alkoolist” Flet vëllai i Rrustem Llapit pas vrasjes së serbit në Gjermani

Kosovari i njohur si Rrustem Llapi është arrestuar të dielën në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.

Gazeta Insajderi sjelli mbrëmë pamje nga vendi i ngjarjes duke bërë të ditur edhe identitetin e dorasit.

Lidhur me këtë rast, përmes telefonit ka folur në Klan Kosova, Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.

”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”.

”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.