Opozita në Serbi kërkon anulimin e zgjedhjeve

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe. “Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të […]

Opozita në Serbi kërkon anulimin e zgjedhjeve
opozita-ne-serbi-kerkon-anulimin-e-zgjedhjeve

opozita-ne-serbi-kerkon-anulimin-e-zgjedhjeve

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, ka thënë ky koalicion.

Ata po ashtu kanë kërkuar që lista zgjedhore të pastrohet, teksa në anën tjetër SNS-ja e ka mohuar të ketë ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë këtyre zgjedhjeve.

Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe krahinore ku 57.6 për qind ishte dalja e qytetarëve në votim./REL