Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian: “Liri, pavarësi, demokraci”

“Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian. Presidentja Vjosa Osmani filloi fjalimin e saj në Parlamentin Europian me një frazë të ish-presidentit Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht. “Liri, pavarësi, demokraci”, tha Osmani. “Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që […]

Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian: “Liri, pavarësi, demokraci”

“Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian.

Presidentja Vjosa Osmani filloi fjalimin e saj në Parlamentin Europian me një frazë të ish-presidentit Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

“Liri, pavarësi, demokraci”, tha Osmani.

“Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë”.

Osmani tha se si presidentja e parë nga Kosova, që po flet në këtë institucion, është atje për të thënë “faleminderit!”.