Osmani: Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës

Me Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin në njërën anë, e me Vasfije Krasniqin e Elhame Muçollin në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi pjesëmarrjen në Këshill të Sigurimit. Me 4 heroinat, e para e shtetit shkoi edhe në Mbledhjen që Kombet e Bashkuara e kanë thirrur për zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja e vendit, Osmani […]

Osmani: Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës
osmani:-me-kater-heroina,-mbrojteset-e-se-vertetes

osmani:-me-kater-heroina,-mbrojteset-e-se-vertetes

Me Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin në njërën anë, e me Vasfije Krasniqin e Elhame Muçollin në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi pjesëmarrjen në Këshill të Sigurimit.

Me 4 heroinat, e para e shtetit shkoi edhe në Mbledhjen që Kombet e Bashkuara e kanë thirrur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidentja e vendit, Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës”.

Ndryshe, tgakimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pak vonesë në New York. Kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.

Burimet e presidencës kanë bërë të ditur se Kombet e Bashkuara kishin bllokuar Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin  duke mos i lejuar të hyjnë në fillim edhe pse kane qenë të regjistruara.

Por Presidentja, Vjosa Osmani kishte refuzuar që të hyjë në sallë pa praninë e tyre.