Mazreku: Vonesa 1-minutëshe për plotësimin e polisës kufitare nga BKS-ja

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se këtë vit numri i mërgimtarëve që kanë hyrë në Kosovë është pak më i madh. “Nëse flasim për janar-gusht ka më shumë sivjet do të thotë është një numër më i madh i polisave, jo shumë më i madh por është më i madh […]

Mazreku: Vonesa 1-minutëshe për plotësimin e polisës kufitare nga BKS-ja
mazreku:-vonesa-1-minuteshe-per-plotesimin-e-polises-kufitare-nga-bks-ja

mazreku:-vonesa-1-minuteshe-per-plotesimin-e-polises-kufitare-nga-bks-ja


Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se këtë vit numri i mërgimtarëve që kanë hyrë në Kosovë është pak më i madh.

“Nëse flasim për janar-gusht ka më shumë sivjet do të thotë është një numër më i madh i polisave, jo shumë më i madh por është më i madh vetëm se dallimi është tek sezona sepse vitin e kalum e kemi dit javën e parë, të dytë e të tretë të korrikut dhe jemi përgatit, ndërsa sivjet të premten është dashtë më porosit një kabinë të re e të hënën me qenë e montuar për arsye se Vërmica ka pas një fluks shumë më të madh sivjet në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë ai për Front Online.

Kur, është pyetur se në cilën pjesë të kufirit ka pas më shumë pritje, Mazreku ka treguar se nga pjesa e shtetit serb vonesat kanë qenë më të mëdha.

“Dihet që ka pjesa e shtetit serb ka më shumë vonesa dhe dihet arsyeja pse, ndërsa në pjesët tjera është një tempo e njëjtë, mirëpo nëse flasim për vonesa te zyra jonë, nuk po flas për vonesa të tjera sepse policia kufitare ka tjetër ligj, p.sh., e  kanë obligim që çdo veturë e huaj që vjen e ka për obligim me regjistru në sistem, ndërsa tek ne një qytetar pret më pak se një minutë për me marr një polic të sigurimit”, ka shtuar Mazreku.