Osmani nga Stacioni Policor: Gratë dhe burrat në vijë të frontit e bëjnë shtetin më të sigurtë

Pesidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në prag të Vitit të Ri, përveç Klinikës Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, ka vizituar edhe Stacionin Policor në Qendër. Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur mirënjohëse ndaj puëntorëve në këto institucione, duke thënë se burrat dhe gratë që janë në vijë të frontit, e bëjnë shtetin […]

Osmani nga Stacioni Policor: Gratë dhe burrat në vijë të frontit e bëjnë shtetin më të sigurtë
osmani-nga-stacioni-policor:-grate-dhe-burrat-ne-vije-te-frontit-e-bejne-shtetin-me-te-sigurte

osmani-nga-stacioni-policor:-grate-dhe-burrat-ne-vije-te-frontit-e-bejne-shtetin-me-te-sigurte

Pesidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në prag të Vitit të Ri, përveç Klinikës Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, ka vizituar edhe Stacionin Policor në Qendër.

Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur mirënjohëse ndaj puëntorëve në këto institucione, duke thënë se burrat dhe gratë që janë në vijë të frontit, e bëjnë shtetin më të sigurt.

“Përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë burim krenarie për Republikën tonë. Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurt çdo ditë të vitit”, ka shkruar Osmani./Front Online