Pantina: Kurti e ka humbur besimin e ndërkombëtarëve, mund të kemi sanksione shtesë

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për REL ka deklaruar se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. “Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, […]

Pantina: Kurti e ka humbur besimin e ndërkombëtarëve, mund të kemi sanksione shtesë
pantina:-kurti-e-ka-humbur-besimin-e-nderkombetareve,-mund-te-kemi-sanksione-shtese

pantina:-kurti-e-ka-humbur-besimin-e-nderkombetareve,-mund-te-kemi-sanksione-shtese

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për REL ka deklaruar se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

Në lidhje me këtë deklaratë të Escobar ka folur zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina.

Pantina tha se ka kohë që kryeministri Kurti sillet papërgjegjshëm dhe arrogant me miqtë ndërkombëtar duke mos i pranuar këshillat e tyre.

Ajo tha se pas vendimit për tokat rreth Manastirit i njëjti po tenton me i mbajt të motivuar militantët.

“Ka tashmë një kohë që kryeministri po sillet papërgjegjshëm dhe arrogant me miqtë tonë ndërkombëtar duke mos marrë parasysh këshillat e tyre. Ketë ai po e bën natyrisht për konsum politik të brendshëm, dhe sidomos pasi e zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e që është një veprim i drejtë, tani tenton me i mbajt të motivuar militantët të cilët mund të jenë ndier të zhgënjyer”

Pantina për Gazeta Blic tha se Kurti e ka humbur besimin e ndërkombëtarëve dhe mund të kemi edhe sanksione shtesë.

“Ai tashmë e ka humbur besimin e ndërkombëtarëve por pasojat që mund t’i bart shteti janë ngecje në integrimet euroatlantike e ndoshta edhe ndonjë sanksion shtesë që do ketë pasoja edhe ekonomike për vendin. Përvoja ka treguar megjithatë se Kurti nuk reziston gjatë dhe pranon kërkesat e ndërkombëtarëve por rikuperimi i dëmeve që po i shkakton do jetë i gjatë dhe i vështirë, ashtu si edhe zgjidhjet që vijnë do jenë më të dëmshme dhe do lenë pasoja për Kosovën” deklaroi Pantina.