Valdete Idrizi: Situata e grave në Kosovë, alarm për shoqërinë

Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar se ka ndryshime të mëdha në ndërgjegjësimin e njerëzve nëpërmjet viteve, por që ende nuk është e mjaftueshme.Edhe pse ndryshimet aktuale e motivojnë atë, Idrizi në emisionin Reload ka thënë se ka ende […]

Valdete Idrizi: Situata e grave në Kosovë, alarm për shoqërinë
valdete-idrizi:-situata-e-grave-ne-kosove,-alarm-per-shoqerine

valdete-idrizi:-situata-e-grave-ne-kosove,-alarm-per-shoqerine

Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar se ka ndryshime të mëdha në ndërgjegjësimin e njerëzve nëpërmjet viteve, por që ende nuk është e mjaftueshme.Edhe pse ndryshimet aktuale e motivojnë atë, Idrizi në emisionin Reload ka thënë se ka ende shumë punë për t’u bërë, pasi e drejta e gruas për jetë duhet të jetë alarm për shoqërinë tonë.

Ajo ka theksuar se ende ka raste të dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, disa prej të cilave nuk raportohen.Kjo mungesë e raportimit, sipas saj, është një shenjë që gra nuk kanë guximin e mjaftueshëm për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, duke përmendur se e drejta për jetë është më bazike dhe duhet të jetë një alarm për shoqërinë.

“Ka ndryshime të mëdha, edhe kjo të motivon çdo ditë, sepse nëse nuk kisha parë ndryshime normal që isha dekuraju dikur isha ndalë nuk kisha fol e nuk kisha punu. Por jam e motivuar edhe sot. Por është e pamjaftueshme ende, ka shumë punë për të bërë. Ende kemi lajme që po vriten gratë, po dhunohen, po raportohet por më e rënda është që nuk raportohen se kanë guximin e mjaftueshëm se le më ta kërkojnë një të drejtë të tyre, e drejta për jetë çfarë po është drejtë më bazike. E kjo është më bazike dhe duhet të jetë alarm për shoqërinë”, ka thënë Idrizi, në emisionin Reload.