Paqja dhe siguria në rajon, presidenti Vuçiç vlerëson Edi Ramën: Di më mirë se unë si të sillet me Brukselin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën,  vlerësoi kryeministrin duke thënë se  ky i fundit “ka ditur të sillet më mirë me Brukselin”apo si t’i trajtonte ata, referuar paqes e sigurisë në Ballkan. Kjo deklaratë e Vuçiç erdhi gjatë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, […] The post Paqja dhe siguria në rajon, presidenti Vuçiç vlerëson Edi Ramën: Di më mirë se unë si të sillet me Brukselin appeared first on Newsbomb Albania.

Paqja dhe siguria në rajon, presidenti Vuçiç vlerëson Edi Ramën: Di më mirë se unë si të sillet me Brukselin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën,  vlerësoi kryeministrin duke thënë se  ky i fundit “ka ditur të sillet më mirë me Brukselin”apo si t’i trajtonte ata, referuar paqes e sigurisë në Ballkan.

Kjo deklaratë e Vuçiç erdhi gjatë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, i cili përmbylli turin e tij ballkanik në Beograd.

“Më pyesni se kur do ta shoh Albin Kurtin, dhe ju as nuk e dini se as ata që janë më afër tij kur do ta shohin, por më mirë të mos bëj asnjë koment për këto gjëra.  Për mua dhe për ne gjëja më e rëndësishme është  që të ruajmë paqen e të vazhdojmë të punojmë e të mendojmë për rritjen ekonomike.

Unë nuk jam optimist  aq sa ç’është Edi, por gjithmonë ia atij këtë pjesë, sepse ai ka ditur më mirë  sesa unë, sesi t’i trajtonte burokratët e Brukselit. Ka ditur  më mirë sesi të fliste me ta. Edhe duke folur për më shumë para për rajonin, shpresoj që ai  do të më sjellë lajmin që do të jetë i suksesshëm, që ne do të jemi të suksesshëm sepse kjo është ajo me të cilën jetojnë qytetarët këtu.”, tha Vuçiç.

The post Paqja dhe siguria në rajon, presidenti Vuçiç vlerëson Edi Ramën: Di më mirë se unë si të sillet me Brukselin appeared first on Newsbomb Albania.