Apeli i Posaçëm: Përgjimet ndaj Fredi Belerit janë të rregullta

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një kërkesë të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri për të cilësuar si të paligjshme përgjimet ambientale. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pasi u përgjua duke dhënë dhe premtuar para për vota. Mirëpo, duket se këto përgjime të drejtuara nga Prokuroria dhe Drejtoria e […] The post Apeli i Posaçëm: Përgjimet ndaj Fredi Belerit janë të rregullta appeared first on Newsbomb Albania.

Apeli i Posaçëm: Përgjimet ndaj Fredi Belerit janë të rregullta

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një kërkesë të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri për të cilësuar si të paligjshme përgjimet ambientale. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pasi u përgjua duke dhënë dhe premtuar para për vota.

Mirëpo, duket se këto përgjime të drejtuara nga Prokuroria dhe Drejtoria e Policisë së Vlorës janë kërkuar të shpallen të paligjshme nga Fredi Beleri.

Por në kushtet kur kërkesa për përgjime është bërë nga organi i akuzës dhe është lejuar nga Gjykata e Vlorës, ato janë cilësuar si të rregullta dhe përbëjnë prova që rëndojnë pozitën e personit të pandehur.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023, ora 00.:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”, thuhet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.

The post Apeli i Posaçëm: Përgjimet ndaj Fredi Belerit janë të rregullta appeared first on Newsbomb Albania.