“Forcimi i SPAK”, Altin Dumani vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, takime me homologët britanikë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datën 4 dhe 5 korrik 2023 zhvilloi një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar. Dumani u takua me përfaqësues të lartë të Home Office, National Crime Agency, Croën Prosecution Service dhe Foreign Office.  Sipas SPAK mësohet se në këto takime kreu i Prokurorisë diskutoi lidhur me rritjen […] The post “Forcimi i SPAK”, Altin Dumani vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, takime me homologët britanikë appeared first on Newsbomb Albania.

“Forcimi i SPAK”, Altin Dumani vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, takime me homologët britanikë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datën 4 dhe 5 korrik 2023 zhvilloi një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Dumani u takua me përfaqësues të lartë të Home Office, National Crime Agency, Croën Prosecution Service dhe Foreign Office.  Sipas SPAK mësohet se në këto takime kreu i Prokurorisë diskutoi lidhur me rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Dumani nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite për prezantimin e strategjisë por dhe nevojës për mbështetje të SPAK nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e objektivave dhe synimeve të saj të cilat i shërbejnë interesave të përbashkëta të të dy vendeve.  Më tej ai cilësoi rritjen e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar kryesisht në ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimeve paralele, shkëmbimin e të dhënave dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në hetimin financiar.

Gjatë këtyre takimeve autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar shprehën konsideratat e tyre për rolin dhe punën e rëndësishme të SPAK dhe shprehën angazhimin për të parë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis SPAK dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjitha palët e konsideruan këtë vizitë pune mjaft të suksesshme në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Drejtuesi i SPAK, falënderoi organizatorët e këtyre takimeve dhe veçanërisht përfaqësuesit e lartë të Home Office dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, për krijimin e kësaj mundësie dhe për besimin e dhënë SPAK në vendosjen e një partneriteti afatgjatë midis tyre.

The post “Forcimi i SPAK”, Altin Dumani vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, takime me homologët britanikë appeared first on Newsbomb Albania.