Paralajmërimet e Osmanit dhe Kurtit për sulme nga Serbia/ Njohësit: Krerët kanë informacione, duhet të jemi të përgatitur

Më 13 nëntor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi për në Bruksel për takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Ajo nga Brukseli tha se ka informuar liderët evropianë mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në rajon, pasi kjo e fundit po planifikon sulme të reja në Kosovë. S’ka qenë […]

Paralajmërimet e Osmanit dhe Kurtit për sulme nga Serbia/ Njohësit: Krerët kanë informacione, duhet të jemi të përgatitur
paralajmerimet-e-osmanit-dhe-kurtit-per-sulme-nga-serbia/-njohesit:-kreret-kane-informacione,-duhet-te-jemi-te-pergatitur

paralajmerimet-e-osmanit-dhe-kurtit-per-sulme-nga-serbia/-njohesit:-kreret-kane-informacione,-duhet-te-jemi-te-pergatitur

Më 13 nëntor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi për në Bruksel për takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ajo nga Brukseli tha se ka informuar liderët evropianë mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në rajon, pasi kjo e fundit po planifikon sulme të reja në Kosovë.

S’ka qenë e vetmja Osmani që paralajmëroi sulme nga Serbia edhe kryeministri Albin Kurti me 16 nëntor dha një deklaratë të tillë.

Kurti tha se nuk përjashtohet një sulm i ri nga Serbia në Kosovë.

Demhasaj: Kurti e Osmani kanë informacioni nga AKI-ja, gjasat janë që Serbia të përsëris sulmin e Banjskës

Për deklarimet e krerëve shtetërorë për Front Online kanë folur analist e njohës të sigurisë.

Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike nuk e ka anashkaluar një sulm të tillë.

Ai tha se duke u bazuar në rastin në Banjskë, gjasat janë që Serbia të sulmojë sërish.

Demhasaj për deklaratat e Kurtit e Osmanit thotë se ata kanë informacioni nga AKI-ja.

“Presidentja e kryeministri kanë kontakte direkte me shefin e AKI-së, kanë informacione më shumë. Duke u bazuar me rastin në Bansjkë, gjasat janë gjithmonë që Serbia mundët me pas tendenca të tilla të sulmeve të ngjashme që ta stabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë”, deklaroi Demhasaj.

Ai thotë se edhe pse mund të ketë sulm, pas mesazheve  që ka marr Serbia nga ndërkombëtarët është vështirë.

Duhet të jemi të përgatitur çdoherë për këso situata, thotë Demhasaj.

“Pas mesazheve që ka marr Serbia është pak e vështirë me organizu sulme të tilla për shkak të thirrjes së NATO-s dhe ndërkombëtarëve. Ne duhet të jemi syhapur dhe të jemi të përgatitur që ngjarje të tilla mund të përsëritën”, tha ai për Front Online.

 Shala për paralajmërimet e Kurtit e Osmanit: Kanë informacione, në bazë të zhvillimeve politike mund të ndodhin sulmet e reja

Për  paralajmërimet e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti se Serbia po planifikon sulm të ri për Kosovën, pajtohet edhe njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha se krerët e shtetit janë të informuar nga AKI-ja për këto zhvillime.

“Deklarimi i Kurtit dhe Osmanit janë të bazuara tek AKI dhe partnerët strategjik, organet kompetente kanë marr veprime të caktuara që çfarëdo forme mund të shpërfaqët agresioni serb në institucionet e Kosovës, institucionet kanë marr masa adekuate për të parandaluar dhe reaguar karshi agresionit serb”, thotë Shala për Front Online.

Sipas Shalës, në bazë të zhvillimeve politike mund të ndodhin sulme të reja nga Serbia.

“Në bazë të zhvillimeve politike, zgjedhjeve në Serbi dhe deklarimin e Vuçiqit kjo po e jep sinjalin dhe po e forcon mesazhin që Serbia do të insistoj dhe të krijojë situata të tilla”, përfundoi Shala.

Më 24 shtator me një sulm terrorist nga agresioni serb në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku.

17 dhjetor Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Pas zgjedhjeve presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur duke thënë se “gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën si pjesë e territorit të Serbisë”.