Paralajmërimi i ish-ministrit shatri: Nga 1 janari s’do t’i nxë kosovarët aeroplani, Qeveria të merr masa

Sot janë bërë një javë që kur minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë. Kjo grevë vjen pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, si realizimi i pagës mujorë me kohë, sigurimi shëndetësor e shkarkimi i Menaxhmentit dhe përmirësimi i kushteve të punës. Dita ditës gjendja e tyre po përkeqësohet, ku vetëm sot 16 prej […]

Paralajmërimi i ish-ministrit shatri: Nga 1 janari s’do t’i nxë kosovarët aeroplani, Qeveria të merr masa
paralajmerimi-i-ish-ministrit-shatri:-nga-1-janari-s’do-t’i-nxe-kosovaret-aeroplani,-qeveria-te-merr-masa

paralajmerimi-i-ish-ministrit-shatri:-nga-1-janari-s’do-t’i-nxe-kosovaret-aeroplani,-qeveria-te-merr-masa

Sot janë bërë një javë që kur minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë.

Kjo grevë vjen pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, si realizimi i pagës mujorë me kohë, sigurimi shëndetësor e shkarkimi i Menaxhmentit dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Dita ditës gjendja e tyre po përkeqësohet, ku vetëm sot 16 prej tyre kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Këtë situatë të minatorëve e ka komentuar për Front Online ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri ka hedhur akuza ndaj Qeverisë, pasi sipas tij,  nuk po u del në ndihmë minatorëve.

Ai nuk e ka të qartë se pse Qeveria nuk po ballafaqohet me punëtorët e “Trepçës”.

“Kur kanë nevojë për ndihmë ikin nuk ju ndihmon askush, qeveria e zgjedhur me votën e popullit me i bë bisht takimit me minatorët dhe ballafaqimin me ta është e pashpjegueshme”, u shpreh ai.

Ish-ministri Shatri tha se me tri vite qeverisje ndërmarrjet publike e kanë dobësuar performancën.

Ai thotë se pushteti e ka vëmendjen tek emërimi i bordeve me njerëz të VV-së.

“Kjo qeveri ka ardh në pushtet me premtime për ndërmarrjet publike që do ta ndalë gjakderdhjen financiare. Jemi në fund të vitit të tretë të qeverisjes dhe ndërmarrjet publike e kanë dobësuar performancën. Nuk ka ndërmarrë masa për ndihmën e çështjes ekonomike për t’i përkrahur ndërmarrjet, aktivitetet e tyre e kanë përqendruar në rrëzimin e bordit dhe emërimin e bordeve të reja me njerëz pa përvojë por të VV”, thotë Shatri.

 

Shatri për shtesat e rrezikshmërisë për policët: Shuma e ndarë me e ulët se sa e parasheh ligji

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një intervistë për Front Online ka komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë për policinë.

Shatri thotë se shume e ndarë është më e ulët se sa e parasheh ligji.

Ai tha se Qeveria është e obliguar t’i respektojë normat ligjore për secilën kategori.

“Në ligjin e pagave janë të definuar përqindjet e kompensimeve për rrezikshmëri janë të detajuara për shërbimin policor, qeveria është e obliguar t’i respektojë normal ligjore por nuk po i respektojnë shumat që janë ndarë janë më të vogla se sa e parasheh ligji”, theksoi Shatri. 

 

Haki Shatri: Ka buxhet për rritjen e pensioneve por nuk po ndodh, asgjë nuk bëhet me 100 euro

Kritika për mos rritjen e pensioneve Qeveria e Kosovës ka marr nga ish-ministri i Financave, Haki Shatrin.

Ai për Front Online tha se ka buxhet për rritjen e pensioneve por nuk po ndodh kjo rritje.

Sipas Shatrit, 100 eurot nuk mjaftojnë për pensionistët.

“Të hyrat që sigurohen në buxhet nga importi prej doganave e TVSH i mundëson që buxheti mundët pa vështirësi me përcjell dinamikën e rritjes së çmimeve dhe pensionet me i përshtat me çmimet por kjo nuk po ndodh. Nuk ka asnjë lëvizje kanë mbetur në të njëjtin nivel pensionet. Fëmijët po kujdesen për prindërit që ndjejnë një përgjegjësi se ata që kanë hyrë në moshën e pensionit e dini ju vet se çfarë mund të bëhet me 100 euro, asgjë”.

 

Ish-ministri i Financave: Qeveria mos të krenohet por të merr masa për rritjen ekonomike në vend

 

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka dalë më një kërkesë për Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me situatën ekonomike në Kosovë.

Ai për Front Online tha se pushtetarët mos të krenohen por të marrin masa.

Sipas Shatrit, në vend nuk ka rritje ekonomike me nevojat që ka vendi.

“Ka disa lëvizje në aspektin e zhvillimit ekonomik por të ngadalta e jo në pajtim me nevojat që i ka vendi. Shumë projekte kapitale të cilat kanë efekte në ecuritë ekonomike me punësimin e njerëzve, tërë ekonomia ringjallet me intensifikimin e investimeve, por kjo nuk po ndodh. Qeveria është dashur të merr masa e jo të krenohet me atë që po e rritë intensitetin e mjeteve që i tërheq në tatime por këto mjete duhet t’i kthehen tregut”, deklaroi Shatri.

 

Shatri: Për dy vite janë larguar 40 mijë persona nga vendi, është lënduar ekonomia

 

Nga 1 janari edhe zyrtarisht bëhet liberalizmi i vizave për kosovarët.

E kjo datë është shqetësuese sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatrit.

Ai thotë se nga fluksi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi s’do ketë vende të lira në aeroplanë.

Sipas tij, në 2024 vendi do ballafaqohet me mungesën e fuqisë punëtore.

“Mbas 1 janarin na pret situatë shqetësuese edhe ata që janë në punë e me paga të ulëta dhe ata që nuk janë në punë janë duke pritë hasret 1 janarin vetëm shtrenjtimi i biletave se s’do ketë vend në aeroplan me i nxan kosovarët. Do ballafaqohemi me mungesën e fuqisë punëtore, Qeveria nuk po merr asnjë hap”. 

Ish-ministri ka bërë të ditur se brenda dy viteve janë larguar 40 mijë persona nga vendi.

Shatri thotë se largimi i të rinjve po lëndon Kosovën ekonomikisht.

“Fatkeqësisht nga ASK kemi informata që dy vitet e fundit grup-mosha 15-40 është zvogëluar për 40 mijë persona për dy vite ku kjo moshë është më e përshtatshme e produktive për punë janë larguar. Largimi i 40 mijë personave për dy vite e ka lënduar ekonominë janë larguar personat që nuk mund të kompensohen për 4 vite tjera me kusht që mos mu largu askush”, tha Shatri për Front Online.