Paralajmërohen vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Prishtinë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, paralajmëron rrezik për vërshime të shpejta dhe rrëshqitje të dheut në Prishtinë. Sipas një njoftimi nga IHMK, probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind. Ndërkaq, mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind. Zonat […]

Paralajmërohen vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Prishtinë
paralajmerohen-vershime-dhe-rreshqitje-te-dheut-ne-prishtine

paralajmerohen-vershime-dhe-rreshqitje-te-dheut-ne-prishtine

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, paralajmëron rrezik për vërshime të shpejta dhe rrëshqitje të dheut në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga IHMK, probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind.

Ndërkaq, mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind.

Zonat e prekura të ndjeshme nga rrëshqitjet janë: Shumë e lartë 6 km katrorë, e lartë: 72 km katrorë dhe e moderuar 312 km katrorë.

“Gjatë natës me kalimin e një fronti të ftohtë, mbi vend priten të reshura shiu, që vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive. Me rënie të temperaturës aty këtu reshjet e shiut do të përzihen edhe me reshje bore, derisa në vise malore të reshurat do të jenë vetëm borë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.