Parandalohen dy raste të kontrabandimit me armë e pajisje ushtarake në Merdar

Dogana e Kosovës, gjatë javës së kaluar, ka parandaluar dy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në vendkalimin kufitar Merdar. Armët dhe pajisjet ushtarake janë zbuluar nga zyrtarët falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia. “Në të dyja rastet zyrtarët kanë […]

Parandalohen dy raste të kontrabandimit me armë e pajisje ushtarake në Merdar
parandalohen-dy-raste-te-kontrabandimit-me-arme-e-pajisje-ushtarake-ne-merdar

parandalohen-dy-raste-te-kontrabandimit-me-arme-e-pajisje-ushtarake-ne-merdar

Dogana e Kosovës, gjatë javës së kaluar, ka parandaluar dy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në vendkalimin kufitar Merdar.

Armët dhe pajisjet ushtarake janë zbuluar nga zyrtarët falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia.

“Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollat me skaner, ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit, pas zbulimit konform kompetencës ligjore, rastet i janë kaluar Policisë Kufitare për procedim penal ndaj personave përgjegjës.

“Tani që frekuentimi i vendkalimeve kufitare është shumë i lartë, zyrtarët doganorë janë vënë në shërbim të qytetarëve tanë nga diaspora dhe njëherit janë të përkushtuar të zbatojnë kontrolla të shënjestruara, për t’i parandaluar keqpërdorimet e ngarkesës në vendkalime nga persona të prirë në kriminalitet. Ky është balanci që synon të mirëmbajë Dogana e Kosovës gjatë zbatimit të misionit të saj- kalim të lehtësuar, por të sigurt të kufirit shtetëror”, thuhet tutje në njoftim.