Parlamenti Evropian dëshiron që ‘personat e famshëm’ të promovojnë zgjedhjet e qershorit në BE

Parlamenti Evropian i vlerëson personat e famshëm si çelës për promovimin e zgjedhjeve të reja të BE, kështu shkruhet në një shënim të cilin Byroja e Parlamentit duhet ta miratojë të hënën e ardhshme, 11 shtator, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk. Në Strategjinë e Parlamentit për Komunikimin e zgjedhjeve në Evropë për vitin 2024, personat e […]

Parlamenti Evropian dëshiron që ‘personat e famshëm’ të promovojnë zgjedhjet e qershorit në BE

Parlamenti Evropian i vlerëson personat e famshëm si çelës për promovimin e zgjedhjeve të reja të BE, kështu shkruhet në një shënim të cilin Byroja e Parlamentit duhet ta miratojë të hënën e ardhshme, 11 shtator, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

Në Strategjinë e Parlamentit për Komunikimin e zgjedhjeve në Evropë për vitin 2024, personat e famshëm janë “shumëfishues” që duhet të përfshihen, ashtu që të “krijohet një lëvizje për demokraci mes ndërmarrjeve të caktuara”, duke ftuar njerëzit e famshëm të përhapin mesazhin e rëndësisë së votimit. Shumëfishues tjerë janë gazetarët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe institucione tjera të BE.

Kjo strategji komunikimi prej 37 milion eurosh para fundit të vitit 2023 planifikon edhe krijimin e një platforme online dhe video në Youtube, me qëllim për ta informuar popullatën. Populli duhet së pari të kuptojë rëndësinë e demokracisë dhe si ajo ndikon në jetën e tyre dhe më pas të votojë.

Tani për tani, Parlamenti u ka ofruar trajnime dhe vegla anëtarëve të Parlamentit dhe asistentëve, që të komunikojnë më mirë gjatë zgjedhjeve. Grupet politike e kanë të ndaluar të organizojnë fushata deri në gjashtë muaj para fillimit të zgjedhjeve, por dy muaj para zgjedhjeve Parlamenti do të organizojë fushatën “go to vote” me agjenci marketingu. Reklama për të nxitur votimin do të ketë në hapësirat e lira, në kanale televizive, media dhe kinemaja.

Pyetësori më i ri nga “Eurobarometer” parasheh që niveli i participimit të qytetarëve mund të rritet: nga 26 000 persona, 67% kanë thënë se me shumë gjasa do të votojnë nëse zgjedhjet do të mbahen javën tjetër, kurse 56% janë të interesuar për zgjedhjen e reja në Evropë, të cilat do të mbahen nga 6 deri në 9 qershor 2024.