Pas shkarkimit, Open AI ktheu sërish në detyrën e shefit Sam Altmanin

Bashkëthemeluesi i Open AI, Sam Altman do të kthehet si shef vetëm disa ditë pasi u pushua nga bordi udhëheqës, njoftoi kompania, raporton BBC. Marrëveshja përfshin edhe emërimin e anëtarëve të rinj të bordit drejtues. Masa vjen pasi Altman u shkarkua nga Open AI të premten, pas një letre të hapur nga stafi që kërcënoi […]

Pas shkarkimit, Open AI ktheu sërish në detyrën e shefit Sam Altmanin
Sam Altman, foto nga profili i tij në Twitter

Bashkëthemeluesi i Open AI, Sam Altman do të kthehet si shef vetëm disa ditë pasi u pushua nga bordi udhëheqës, njoftoi kompania, raporton BBC. Marrëveshja përfshin edhe emërimin e anëtarëve të rinj të bordit drejtues. Masa vjen pasi Altman u shkarkua nga Open AI të premten, pas një letre të hapur nga stafi që kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse Altman nuk rikthehej në detyrë, transmeton Portalb.mk.

“Mezi pres të kthehem në Open AI. Unë e dua Open AI, dhe gjithçka që kam bërë ditët e fundit ka qenë për mbajtjen e këtij ekipi dhe misionin e tij së bashku”, shkroi Altman në rrjetin social X.

Ai shtoi se kompania do të ndërtojë “partneritetin e saj të fortë me Microsoft”.

Javën e kaluar, bordi i Open AI vendosi të shkarkojë Altman, gjë që u pasua nga dorëheqja e drejtorit dhe bashkëthemeluesit Greg Brockman. Kjo shkaktoi kaos në kompaninë e AI.

Microsoft, përndryshe investitori më i madh në Open AI, pas shkarkimit i ofroi Altman punë për të udhëhequr një ekip të ri kërkimor të avancuar të AI.

Emmett Scheer, i cili u emërua drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Open AI, tha se ishte i kënaqur që Altman u rikthye pas “72 orëve shumë intensive të punës”.

Beteja e lidershipit në Open AI filloi befas të premten, kur bordi i kompanisë njoftoi se po shkarkonte Altman, duke thënë se kishte humbur besimin në udhëheqjen e tij. Kjo më pas bëri që pothuajse i gjithë stafi i kompanisë, pra më shumë se 700 persona, të nënshkruanin një letër të hapur në të cilën kërcënonin se do të largoheshin nëse bordi nuk jep dorëheqjen.