Për herë të parë, Papa do të marrë pjesë në Samitin e G7-s

Nga data 13 deri më 15 qershor, udhëheqësit e vendeve të G7-s do të takohen në Itali. Për herë të parë do të marrë pjesë edhe Papa Françesku. Grupi 7 përbëhet nga shtatë shtete: Italia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.net. Bashkimi Evropian përfaqësohet nga presidentët […]

Për herë të parë, Papa do të marrë pjesë në Samitin e G7-s
Papa Françesku. Foto nga Ashwin Vaswani/Unsplash

Nga data 13 deri më 15 qershor, udhëheqësit e vendeve të G7-s do të takohen në Itali. Për herë të parë do të marrë pjesë edhe Papa Françesku. Grupi 7 përbëhet nga shtatë shtete: Italia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.net.

Bashkimi Evropian përfaqësohet nga presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Këtë vit, në Samitin kushtuar inteligjencës artificiale, Papa Françesku do të marrë pjesë për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Meloni deklaroi se është e nderuar që Papa Françesku do të marrë pjesë në Samitin e G7-s. Kryeministrja e falënderoi Papën për pranimin e ftesës dhe shtoi se prania e tij kontribuon në prestigjin e Italisë brenda G7-së.

“Jam i bindur se Shenjtëria e Tij do të ndihmojë në krijimin e një kuadri rregullator, etik dhe kulturor për inteligjencën artificiale”, ka thënë kryeministria italiane.

Tema të tjera të Samitit të G7-s janë lufta në Ukrainë, lufta në Lindjen e Mesme, lidhja midis klimës dhe energjisë, uria në botë, bashkëpunimi me Afrikën, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Është hera e shtatë që Italia kryeson mbledhjet e G7-s.