Për një javë mjekët amë në RMV kanë përshkruar mbi 5400 receta për terapi kronike

Në Maqedoninë e Veriut për një javë, me ndihmën e masës së reformës në kujdesin shëndetësor parësor, 2,443 pacientë me sëmundje kronike kanë vizituar mjekun e familjes dhe janë përshkruar 5,412 receta për terapi kronike, transmeton Portalb.mk. Kjo është realizuar në kuadër të risive në kujdesin shëndetësor parësor, e cila mundëson që terapia e përshkruar […]

Për një javë mjekët amë në RMV kanë përshkruar mbi 5400 receta për terapi kronike
Mjek, foto nga Akhil Kokani/Pixabay

Në Maqedoninë e Veriut për një javë, me ndihmën e masës së reformës në kujdesin shëndetësor parësor, 2,443 pacientë me sëmundje kronike kanë vizituar mjekun e familjes dhe janë përshkruar 5,412 receta për terapi kronike, transmeton Portalb.mk.

Kjo është realizuar në kuadër të risive në kujdesin shëndetësor parësor, e cila mundëson që terapia e përshkruar nga specialistët të përshkruhet tani nga mjeku i familjes.

“Bëhet fjalë për një risi thelbësore që rrit procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë.Për këtë qëllim, u miratua një Rregullore e re që mbulon pacientët me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar të tiroides dhe hipertension, të cilët tani në vend të një mjeku specialist, marrin terapi kronike nga mjeku i tyre i familjes në vendbanimin e tyre”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Përgatitjet janë duke u zhvilluar gjithashtu për futjen e testeve të reja laboratorike, të cilat do t ‘u mundësojnë mjekëve të familjes të forcojnë rolin e tyre në drejtimin diagnostik.

“Kjo masë reforme forcon  rolin dhe rëndësinë e mjekëve të familjes në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke lehtësuar barrën administrative dhe duke ulur presionin mbi kujdesin shëndetësor sekondar dhe terciar, siç dëshmohet nga numri i pacientëve dhe recetat e përshkruara nga një mjek i familjes brenda një jave”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.